• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sherre të shumta në ‘showbiz’, Olti Curri: Duan të ndihen të mrekullueshëm, nuk i kam hyrë kujt në familje

Olti Curri ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ‘Top Channel’ për të folur rreth qytetit të tij të lindjes, Durrësi. Gjatë mbrëmjes ai ka treguar se i vjen shumë keq që e sheh qytetin e tij të transformuar. Ndër të tjera, moderatorja e njohur e ka pyetur nëse merren me të tjerët durrsakët dhe opinionisti i njohur ka treguar që jo, por ai thjesht merret me fenomenin dhe nuk ka asgjë personale me askënd.

“Jo nuk merrem me të tjerët. Nuk merrem me personalen, merrem me profesionalen. S’i kam hyrë kujt në familje. Pse doni lavdërime ju durrsakët. Të gjithë duan të ndihen të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, të paparë, por jo”, është shprehur Olti Curri.

Kujtojmë se Curri ka shprehur herë pas here mendimin e tij pa asnjë kompleks, lidhur me çdo ngjarje apo fenomen të ndodhur në vend./revistawho.com

CLOSE
CLOSE