• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sherr mes Rihannës dhe Azealia Banks, arsyeja: urdhri ekstrem i Donald Trump

Një sherr mes Rihannës dhe reperes Azealia Banks ka ndodhur ditën e sotme në Instagram. Azealia ka bërë një postim ku i thotë fansave mos të dëgjojnë Rihannën sepse ajo as nuk ka të drejtë të votojë sepse nuk është qytetare e Amerikës. Reperja mbron presidentin Trump dhe urdhrin e tij të ri për ndalimin e myslimanëve në Amerikë. Rihanna i ka kthyer përgjigje Azealias me një foto të saj duke shkruar: “Fytyra që bën kur je emigrante”. Fansat në këtë rast i kanë dalë në mbrojtje Rihannës e cila mori pjesë edhe në protestën “Anti Trump”. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Azealia Banks dhe përgjigjen e Rihannës./revistawho.com

Azealia Banks:

“Për sa kohë Rihanna (e cila nuk është qytetare e Amerikës dhe s’mund të votojë) dhe të gjithë të famshmit e tjerë që po përdorin influencën e tyre për të ngatërruar publikun, ju duhet ta mbyllni gojën. Është budallallik dhe patetizëm. Gjithë këta njerëz konfuzë që konfuzojnë të tjerët. Të shpresosh se presidenti do dështojë është si të hipësh në avion dhe të shpresosh se piloti do përplaset. Çfarë ju bën të mendoni se SH.B.A do lejojë Lindjen e Mesme të shkatërrojë dhe të tërhiqet?”

Screenshot_1

Ndërsa përgjigja e Rihannës ishte: “Fytyra që bën kur je emigrante”

Screenshot_2