• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Lajme, Shëndet

Shenjat paralajmëruese të kisteve që tregojnë se keni nevojë për mjek

Kistet ovariane mund të shfaqen në çdo moshë, gjatë viteve riprodhuese të femrës dhe mund të formohen si shkak i grumbullimit të vezëve të vogla nga rritja e nivelit të hormoneve. Ato mund të shfaqen në formën e qeskave të vogla apo të mëdha.

Sëmundja policistike e vezoreve është një sëmundje e zakonshme tek shumë femra. Kjo është një gjendje ku shumë ciste janë të pranishme në një vezore. Nëse trajtimi nuk bëhet në kohën e duhur, cistet mund të rriten në madhësi. Në mënyrë që të parandaloni formimin e tyre, ju duhet të mbani një ekuilibër të mirë hormonal.

Shumica e kisteve nuk shkaktojnë asnjë simptomë, prandaj ato kapen në një madhësi të konsiderueshme.

Ja disa nga simptomat që ju paralajmërojnë për cist ovarinan:

Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

Dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit dhe kofshë
Dhimbje të legenit gjatë marrëdhënieve seksuale
Dhimbje gjatë lëvizjes së zorrëve
Të vjella
Ndjeshmëri e madhe e gjinjve
Ndjesi fryrje në pjesën e fundme të barkut
Presion mbi fshikëz dhe vështirësi në urinim
Dobësi dhe lodhje kronike

Në rast se vëreni disa nga simptomat e mësipërme, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj./syri.net