The Weeknd ka fituar zyrtarisht çmimin si i dashuri më i mirë. Këtë ‘Shën Valentin’ ai dhe Bella Hadid e kanë festuar së bashku, por surpriza e tij ka qenë diçka madhështore. E gjithë shtëpia ishte e mbushur me trëndafila të kuq nga ‘Venus et Fleur’. 5 nga kutitë shkruanin emrin e modeles, për të mos harruar qirinjtë, petalet në tavolinë dhe arushat e kuq. Kostoja totale e këtij xhesti kaq romantik? Të paktën 8,000 dollarë. Të dy publikuan pamjet në ‘Instagram’, por mesa duket çdo gjë ishte një befasi për Bella-n. Kujtojmë që modelja dhe këngëtari u ndanë në vitin 2016 pas një lidhje 1-vjeçare, kështu që për to, ky është ‘Shën Valentini’ i parë që kalojnë bashkë./revistawho.com