Prej kohësh ne nuk i referohemi më Robert Berishës vetëm si burri i këngëtares së famshme Nora Istrefi. Ai është muzikant por së fundmi edhe këngëtar, i cili me hapa të shpejtë po ngre karrierën e tij. Këngën më të fundit Berisha e ka publikuar pikërisht ditën e sotme dhe ajo mban titullin “Të dua”. Në fakt kjo këngë është dhurata e tij plot dashuri për bashkëshorten bukuroshe. Siç u ndodh shpesh artistëve, ata sonte janë larg njëri-tjetrit pasi ndjekin angazhimet përkatëse. Këtë na thotë një prononcim për “revistawho.com” vetë Robert Berisha. “Nora prej 5 ditësh është në Londër me vajzën dhe mamin. I bëj shumë shpesh dhurata. Sot për të publikova këngën “Të dua”, besoj që dhuratë më të mirë s’ka. Të shohim çfarë do më sjellë Nora (qesh). Vetëm të vijë shëndoshë e mirë, kjo është dhuratë e mjaftueshme për mua”, tha Robert Berisha./ revistawho.com