• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Shembullin më të mirë të prindërve të ndarë, por që rrisin fëmijën bashkë na e dha Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Në fillim fshihet mes këmbëve të mamit të saj Irinës dhe më pas hidhet mbi shpatullat e babit Bradley Cooper. Për të voglën Lea, pasditja e kaluar ka qenë festë. Ajo është vetëm 4 vjeç, por asnjë nga prindërit nuk e ka privuar nga imazhi i një familjeje të bukur dhe të shëndetshme. Modelja dhe aktori qa kanë më shumë se dy vite që janë ndarë na dhanë shembullin më të mirë të prindërimit kur u kapën nga paparacët gjatë një dreke familjare. Qenë të fejuar për 4 vite dhe më pas u ndanë me marrëveshje që të bashkëpunojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre dhe dukshëm po ja dalin shumë mirë.

Dreka e tyre në New York ishte vetëm një detaj që tregoi sa mirë ja dalin ata me njëri-tjetrin. Me këtë rast u përgënjeshtruan edhe gjithë fjalët e thëna lart e poshtë se Irina dhe Bradley janë ndarë keq prej Lady Gagës. Me pak fjalë, kur mendohet për fëmijën gjërat mund të ecin mirë dhe prindërit mund të japin shembullin e një familjeje të shëndetshme edhe pse të ndarë, mjaft që të gjendet balanca./revistawho.com