• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista

Sheila Haxhiraj: Ju tregoj si arrij të rezistoj në treg me punë e pa kompromise, ja raporti im me Noizyn

E bukur, seksi, e talentuar, e famshme dhe beqare. Kështu mund ta përshkruajmë me syrin e publikut këngëtaren tonë Sheila Haxhiraj. Por ajo nuk është vetëm kaq. Sheila është punëtore, këmbëngulëse, menaxhuese e mirë e vetes dhe planifikuese e zonja e punëve që do të vijnë. Kjo reflektohet në përgjigjet e saj, ku për “revistawho.com” tregon për këngën më të fundit, punët që do të vijnë shumë shpejt dhe forcën për të qëndruar me dinjitet në tregun muzikor. Nëse keni kuriozitet të dini nëse zemra e Sheilës rreh apo jo për dikë, mund ta zbuloni më poshtë.

Sheila ç’po të thonë njerëzit për këngën e re, po pëlqehet?

Kryesisht po. Kanë qenë komente pozitive për muzikën, tekstin. Por ka dhe nga ata që pëlqejnë të me shohim në stilin që kam qëndruar përherë.

Nëse i hedh një sy komenteve në “Youtube” njerëzit pëlqejnë shumë këngën dhe kanë goxha kritika për videoklipin. Ti c’mendim ke, a je e kënaqur?

Absolutisht që po! Për mua në përgjithësi është një klip i realizuar bukur. Njerëzit përgjithësisht nuk kane qenë kritikë ndaj kësaj gjëje, me përjashtime të vogla që ndodhin kudo. Eshtë çështje shijesh dhe këndveshtrimesh të ndryshme.

Ama ti je shprehur se ky nuk do të jetë i vetmi material për këtë verë. Je gati të na flasësh për këngën e re apo akoma?

Realisht jam duke punuar një material muzikor që shpresoj të lançohet shumë shpejt. Nuk mund të jap detaje të tjera, pasi jam pak natyrë supersticioze. Mund të ndodhin të papritura jo të këndshme ose mund të dalë diçka akoma dhe më e mirë.

Sheila a është e vështirë të qëndrosh në treg? Cfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë? Ti me kë këshillohesh për lëvizjet e tua?

Po është tepër e vështirë të qëndrosh në tregun muzikor, për shumë arsye. Gjithsesi unë mendoj që me shumë punë dhe durim mund t’ia dalësh. Ajo çfarë duhet bërë është të punosh me pasion dhe të dashurosh atë që realisht kërkon të bësh. Gjithashtu të bashkëpunosh me njerëzit e duhur. Ndërsa ajo ç’ka nuk duhet bërë është të mos dalësh jashtë kornizave të tua duke “banalizuar” gjithçka e të bësh çdo kompromis. Lëvizjet që bëj kryesisht janë vendime të miat.

A do nisësh dhe ti prodhimin e këngëve me dialekt që të bësh fansa e koncerte në Kosovë?

Nuk është nisje për mua pasi unë kam realizuar edhe më parë këngë në dialektin e Kosovës. Kështuqë pse jo.

Me Noizyn vazhdon miqësia?

Sigurisht që po! Nuk ka humbur ndonjëherë miqësia ime me të.

Pse ju të dy nuk bëtë kurrë bashkë një duet të mirfilltë, si ai me Encën për shembull?

Nuk është gjetur momenti i përshtatshëm le të themi. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë bashkëpunim në vazhdimësi.

C’mendim ke për historinë, sherret e pajtimet e tyre?

Mendoj që askush nuk ka të drejtë të gjykojë njërin apo tjetrin, kur nuk është pjesë e asaj ç’ka ndodh. Eshtë diçka që u takon atyre dhe vetëm atyre.

Na bëre të qeshim me kërkesën që i bëre mamit tek Rudina? Ka pasur ndonjë ndryshim apo situata vazhdon njësoj?

(qesh) Po ju pergjigjem me një pyetje retorike. A mbarojnë meraqet e mamave kaq shpejt menjehere?!

Sheila në të gjitha rrëfimet e tua, ti prezantohesh si singëll? Tani ne duam shpjegimin tënd, si ka mundësi që një vajzë e re, e bukur, seksi, e talentuar, është vetëm?

(qesh) Nuk ka dalë akoma “princi” që t’i gjejë këpucën “Hirushes” e t’ia sjellë.

Ku të gjuajnë më shumë djemtë, nga afër apo në rrjete sociale?

Them se nga afër e kanë më të vështirë (qesh).

Kemi një tjetër kuriozitet, ti shkon në punë? Pra a ke një angazhim të përditshëm?

Angazhimi im i përditshëm është shkolla, vazhdoj ende studimet dhe mbas saj puna në studio muzikore.

Dhe meqë jemi në prag të stinës së nxehtë, ç’do bësh sivjet për pushime?

Ende nuk i kam planifikuar pushimet./ revistawho.com

https://www.youtube.com/watch?v=X_OZyZLTJDs&feature=youtu.be