Ne vetëm pak ditë pritet të nisë sezoni i ri i ‘Hell’s Kitchen Albania’. Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli ka ndarë momente të ndryshme, duke treguar se kësaj here do të thyhen më shumë pjata se çdo herë tjetër.
Së fundmi ai ka ndarë në llogarinë e tij një video ku është duke bërtitur, momente që duket se kanë “bezdisur” dhe moderatoren, Luana Vjollca.
“Hell’s Kitchen Albania 3. Prova zëri se këtë sezon do ngrihet zëri sa për 3 sezone bashkë. @luanavjollca më fal që të shqetësova o motër. Të premten në orën 21:00 në Top Channel”, ka shkruar Renato krah postimit të fundit.
Me siguri ndjekësit e ‘Hell’s Kitchen’ janë duke pritur me padurim për këtë sezon të ri ku me siguri nuk do të mungojnë surprizat./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFrz3-ZjVt9/?igshid=hezhnaknf1io