• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

SHBA, shkon në shkollë pa reçipeta, drejtori e dërgon në shtëpi (FOTO)

Të shkosh në shkollë pa reçipeta është e ndaluar. Ose më mirë, në “Helena High School” në shtetin e Montanës në SHBA, nuk është e mundur.

Drejtori i shkollës, ka kritikuar ashpër një nxënëse, Katlyn Juvik dhe e ka dërguar në shtëpi, sepse nuk mbante veshur asgjë poshtë bluzës. Një sjellje e papërshtatshme, që shkel kodin e veshjes në shkollë dhe që ka bërë të ndihet në siklet një person në brendësi të shkollës.

Katlyn, e befasuar që është urdhëruar të kthehej në shtëpi për një motiv të tillë, e ka treguar ngjarjen në rrjetet sociale dhe ka postuar një ‘selfie”, duke komentuar: “Nëse dikush është kureshtar, kjo është bluza që mbaja veshur kur më kritikuan”.

Në foto shfaqet vajza që mbante veshur një bluzë të zezë, e cila i linte supet zbuluar, gjë që dallohet edhe nga mungesa e reçipetave.

Dhe në “Twitter” vajza vazhdon të mbrohet: “Nuk kishte asgjë të papërshtatshme në veshjen time. Dhe pastaj fakti që u zbulua se nuk kisha asgjë poshtë, ishte vërtet e papritur për mua. Nuk kam veshur asgjë që të bie ndesh me kodin e veshjes në shkollë”.

Shumë njerëz kanë mbetur të befasuar nga historia e saj, aq sa disa nxënëse të “Helena High School”, kanë vendosur të protestojnë kundër kërkesës absurde të drejtorit dhe kanë mbështeur Katlyn, duke shkuar në shkollë të gjitha pa reçipeta.

Drejtori, Stece Thenis, i intervistuar nga gazeta britanike “Daily Mail, u justifikua duke thënë se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte më shumë me mungesën e reçipetave në vetvete, sesa me faktin se kjo gjë kishte futur në siklet një person. “Por nuk dua të them gjë tjetër, – ka përfunduar Thenis. – Kjo histori po zmadhohet më shumë nga ç’është”.

Historia, brenda pak kohësh, ka bërë xhiron e botës para së gjithash në rrjetet sociale. Është krijuar një faqe në “fFcebook”, “No Bra, no problem”, përmes së cilës me qindra persona lënë mesazhe solidariteti.

Por shumë postime shkojnë përtej faktit në vetvete dhe shndërrohen në apele të vërteta në mbrojtje të të drejtave të grave. Siç lexohet në mesazhin e dhënë nga Chantelle Marie Rollins: “Asnjë nuk duhet t’i detyrojë gratë të vendosin reçpietat e mallkuara. Duhet të jemi të lira të veshim çfarë duam dhe ato që na bëjnë të ndihemi rehat”./Shqip/

Katlyn-1