• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Shawn Mendes kërkon falje për një ‘like’ të gabuar në ‘Twitter’

Disa ditë më parë, këngëtari Shawn Mendes ka pëlqyer padashje një status në ‘Twitter’, i cili ishte goxha kontroversial. Por përpara se ndjekësit e tij të reagonin për këtë çështje, ai ka publikuar një status duke sqaruar gjithçka. “Aksidentalisht, teksa lundroja në internet i bëra ‘like’ një postimi. Por ju e dini që unë nuk jam ai njeri”,-shpjegoi këngëtari i njohur. Batuta së cilës ai ia bëri ‘like’ ishte për transgjinorët.

Sigurisht pëlqimi i tij nuk u vu re nga të gjithë, por ka mjaftuar vetëm ky reagim për të shpjeguar gjithçka dhe për të qetësuar situatën pa agravuar./ revistawho.com