Ditët e fundit një nga çiftet më të dashur të publikut, Shakira dhe Gerard Pique janë vënë në qendër të medias për thashethemet mbi një ndarje të mundshme. Nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh, por këtë herë mediat spanjolle flasin për një tradhti nga futbollisti i njohur me ish të dashurën e tij, Nuria Tomas.
Pique ka qenë i lidhur me vajzën në fjalë në 2010 dhe u nda prej saj për tu lidhur me Shakirën, ndërsa tani mendohet se është rikthyer te Nuria. Thashethemet janë përhapur me shpejtësi, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga Shakira apo bashkëshorti i saj. Hera e fundit që janë parë bashkë ka qenë në 30 mars, kur Gerard ka postuar një foto me të./revistawho.com