“Nuk ma merrte mendja se do martohesha me dikë që gjuan topa për të jetuar”, ka bërë shaka Shailene për partnerin e saj. Kështu edhe konfirmoi lajmin që po qarkullon prej kohësh, për fejesën e saj me sportistin.
E ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ajo pranoi që janë fejuar dhe të gjithë janë shumë entuziast për këtë lajm, megjithëse ata vetë janë mësuar me idenë tashmë.
Aktorja pranoi se mezi po pret të mbarojë pandemia, pasi ende nuk e ka parë të fejuarin të luajë një ndeshje nga afër.
“E dini? Për mua ai nuk është futbollisti, por djali i lexuar që do të drejtojë ‘Jeopardy’. Ai është djali që njoh unë”, ka shpjeguar Shailene duke qeshur.
Raporti mes tyre duket perfekt, tani na mbetet të presim vetëm dasmën./revistawho.com