• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sezoni i ri i bujshëm, Kardashian-ët publikojnë momentet shokuese

Pak kohë më parë në mediat rozë u përfol gjatë tradhtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Megjithatë ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ tregoi se e kishte falur tradhtinë e tij dhe ishte gati të vazhdonte lidhjen njësoj si më parë.

Pavarësisht faljes së saj, familja Kardashian vazhdon të mbajë akoma inat dhe në sezonin e ri të “KPWTK” do të tregojnë me hollësi si e pritën lajmin. Në trajlerin e publikuar pak më parë duket momenti shokues dhe ajo që është prekur më shumë është Kim. Menjëherë pas lajmit Kim ka marrë telefonin duke i fshirë numrin dhe e ka hequr nga ‘Instagram’.

Kujtojmë se pas lajmit të tradhtisë, Khloe shkoi në spital për të lindur./revistawho.com