• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sezoni i dasmave/ “Kuzgun” martohet me partneren e tij pas 6 vitesh lidhje

Pas dasmës së “Gymyshit” e cila u martua dje me partnerin e saj biznesmen, rradhën e ka aktori Baris Arduç. Aktori shumë i njohur nga rolet e tij në serialet “Dashuri me qira” apo “Kuzgun” ka vendosur të martohet këtë javë me partneren e tij, Gupse Ozay. Dy aktorët janë bashkë prej 6 vitesh dhe kanë vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë tani. Mediat turke bëjnë të ditur se Gupse dhe Baris do të martohen në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet. Çifti ka vendosur të ftojë vetëm 5 persona në martesën e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit që nuk lejon grumbullimet. Ata planifikojnë që vitin tjetër të bëjnë një dasmë me shumë të ftuar.