• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Serkan puth Edën dhe e lë të habitur, nesër në “Dashuria është në ajër”

Xheren shkon te Serkan dhe i tregon se Eda dhe Deniz po luajnë një lojë me të që ta bëjnë xheloz. Serkan vendos t’ja kthejë me të njëjtën monedhë Edës dhe shkon në restorantin ku ajo po darkon me Melon. Serkan puth befas Edën duke e lënë të habitur. Eda mendon se Serkanit iu rikthye kujtesa, por ai i thotë se nuk ndjeu asgjë. Ajdan dhe Ajfer tentojnë të arratisen, por kapen nga policia dhe përfundojnë në komisariat. Eda dhe Serkan e mësojnë këtë dhe nisen për atje. Selin dhe Burak bëjnë plane duke futur në kurth Edën dhe Serkanin.