Eda dhe Serkan punojnë për restaurimin e shtëpisë. Në mbrëmje ato përfundojnë vetëm dhe Eda gjen rastin ta pyesë Serkanin çfarë fshihet pas datës 19 gusht. Serkan i tregon Edës se ka pasur një vëlla por ai tashmë nuk jeton më. Në datë 19 gusht ai i ka dhënë një kitarë të veçantë dhe i ka kërkuar Serkanit që çdo datë 19 gusht të luajë në kitarë. Eda përlotet nga historia e Serkanit. Atë e zë gjumi në krahët e tij dhe e kalojnë natën bashkë. Eda ndihmon Ajdanen të kalojë pragun e shtëpisë pas kaq shumë vitesh.