Serkan i prangosur me Edën detyrohet të shkojë bashkë me të në një takim me pronarin e tokës që kërkon të blejë. Serkan dhe Eda shtiren si të dashuruar, të detyruar nga rrethanat. Eda me aftësinë e saj arrin të bindë pronarin të shesë tokën. Erdem përballet rastësisht me Fifin dhe dashurohet me të me shikim të parë. Ndërkohë Fifi as nuk e përfill. Falë saj Eda dhe Serkan lirohen nga prangat. Serkan i thotë Edës se nuk është faji i tij që i është hequr bursa dhe ofron ta ndihmojë. Eda nga inati nuk pranon ndihmën e Serkanit.