• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Serkan i kërkon Edës të mos largohet nga kompania, nesër në “Dashuria është në ajër”

Eda e humb komplet besimin tek Serkan pas mbrëmjes së djeshme. Selin shijon marrëdhënien e prishur të Edës dhe Serkanit. Eda i thotë Serkanit se edhe ajo do të largohet pasi të largohet Efe. Serkan vihet në lëvizje për të mësuar kur do largohet Efe. Eda pranon një projekt për të cilin nuk ishte dakort vetëm për inat të Selinit. Ajfer mëson se Alptekin ka tradhtuar Ajdanin dhe përpiqet ta nxjerrë Ajdanin nga depresioni. Serkan i kërkon një nder Xherenit. Serkan i kërkon Edës të mos largohet, por kjo e fundit e ka vendosur.