Serkan bëhet shumë xheloz kur sheh Edën me Sejmen. Serkan dhe Eda takohen fshehurazi dhe Eda gjithashtu e shfaq xhelozinë duke menduar se ai dhe Ballxha po kalojnë një darkë romantike. Në momentin që Serkan nuk ndodhet në tryezë, Ballxha gjen rastin për të hedhur një ilaç në koktejlin e tij. Sejmen i bën një dhuratë Edës dhe Serkan inatoset kur e sheh. Ai përpiqet ta bëjë Edën xheloze duke përdorur Ballxhën. Xhelozia e Serkanit arrin kulmin kur Eda vallëzon me Sejmenin. Ai bëhet keq nga ilaçi që i hodhi Ballxha dhe kjo e fundit e shoqëron në shtëpi. Ballxha zbaton planin e saj teksa Serkan fle. Eda gjen Ballxhën të veshur me këmishën e Serkanit. Ajo e kupton lojën e Ballxhës dhe i tregon Serkanit. Loja e Ballxhës i afron më shumë Serkanin dhe Edën. Serkan e pranon që bëhet shumë xheloz për Edën dhe ajo e pranon gjithashtu. Eda dhe Serkan e kalojnë natën bashkë.