Ditën e djeshme Tea vendosi të zbulojë arsyet e ndarjes nga Bearti, motive të cilat i ndau në aplikacionin e ri të ‘Përputhen’, i cili kushton 4 euro për t’u shkarkuar. Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë i Beartit, i cili duket se jo vetëm e ka marrë programin, por ka dëgjuar me vëmendje deklaratën e Teas, duke iu drejtuar asaj se e ka shitur për 4 euro.
“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me folë. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu”, ka shkruar Bearti në një pjesë të postimit.
Nuk kemi ç’të shtojmë, seritë e reja sapo kanë filluar./revistawho.com