• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sërish ‘photoshop’? Fansat nuk kursehen me komente në foton e fundit të Kylie dhe Khloe

Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë raundin e tretë të koleksionit të ri të produkteve kozmetike ‘Koko’. Sigurisht, me produktet e reja vjen dhe një set fotografik i ri. Fotot e fundit të publikuara nga dyshja, nuk janë pritur aspak mirë nga fansat e tyre. Shumica e komenteve kanë qenë negative, duke i akuzuar motrat dhe njëherë për ‘photoshop’ të tepruar. “Supozohet të jetë Kylie dhe Khloe?”, “Janë të bukura mjaftueshëm, nuk i duhet kaq shumë ‘photoshop’”, “Nuk e kuptova që ishte Kylie dhe Khloe”, shkruanin disa nga fansat. Kjo nuk është hera e parë që motrat e familjes Kardashian-Jenner komentohen për ‘photoshop’ të dështuar, megjithatë duket se asnjëra nuk ka ndërmend të lejojë komentet negative të ndikojnë në vazhdimësinë e karrierës së tyre. Edhe pse kanë shumë kritikues, projektet e tyre rezultojnë gjithmonë shumë të suksesshme./revistawho.com