Bearti nuk mbajti më dhe versionin e tij për ndarjen nga Tea e publikoi në një 6 minutsh të gjatë ‘Instagrami’.
Bearti ka folur si fillim për faktin që Tea ‘e shiti’ duke e futur deklaratën për ndarjen në aplikacionin me pagesë të ‘Përputhen’. Ndërsa tani, pasi dëgjoi gjithë ç’kishte thënë ish-e dashura e tij, Bearti pranoi se po ka qenë xheloz, e mesa duket Tea i ka dhënë arsye për t’u ndjerë ashtu. “Ti e dije që prej fillimit si isha unë, çfarë dua dhe nuk dua. Ti e dije. Si u bë papritur problem xhelozia”, u shpreh ndër të tjera Bearti. Ndërkaq pranoi se vërtetë e shoqëronte gjithëkund, e rrinin shumë bashkë, por kjo ndodhi sepse ja kërkonte ajo.
Ndërsa në vazhdim la të kuptohet se Tea shtiret, gjithçka e bën për opinionin e të tjerëve dhe që është zhgënjyer shumë prej saj.
Mesa duket raporti mes çiftit nuk do rikuperohet më, ama lufta me deklarata në ‘Instagram’ sapo ka nisur./revistawho.com