• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Seriali i Meghan dhe Harry-t së shpejti në ‘Netflix’

Kompania e Meghan dhe Harryt ka nisur punën për serialin e parë dhe nuk mund të ishte ndryshe, veçse inspirues. Çifti ka zbuluar se ‘Archewell Production’ bashkëpunimin e parë më ‘Netflix’ do e fokusojnë në ‘The Invictus Games’, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, nëse pandemia do ketë mbaruar.
Ky kompeticion është krijuar nga Harry më 2014-ën dhe në thelb është i ngjashëm me lojrat paraolimpike, por i dedikuar personave që shërbejnë, veteranëve dhe personave me aftësi ndryshe. Dokumentari me seri, do ketë në fokus jetën dhe historitë frymëzuese të konkurentëve të vitit që vjen dhe çifti i njohur shpreson se do jetë kontribut i mirë për të gjithë botën.
Edhe vetë princ Harry do shfaqet në disa prej sekuencave, por nuk do jetë në thelb të serive. Emocioni i çiftit ama është i madh dhe mezi po presin që të finalizohet realizimi.
‘The Invictus Games’ do zhvillohen në 2022-in në Norvegji./revistawho.com