Aktorja turke Dilan Çicek Deniz raportohet se ka nisur një lidhje të re dashurie. Mediat turke bëjnë të ditur se 25-vjeçarja është në një lidhje me biznesmenin e ri Alihan Aloglu. Dyshja janë bashkë prej dy muaj, por vetëm së fundmi kanë arritur të kapen mat nga paparacët. Ata darkuan së bashku me miqtë e tyre në një restorant në Bebekoy. Pas darkës, aktorja u pa të largohej me makinën e biznesmenit dhe u mundua të fshihej nga paparacët. Sipas mediave turke, çifti shkoi në shtëpinë e Aloglut në Istinye. Dilan Çiçek Deniz ka preferuar të mos prononcohet për lidhjen e saj me Aloglun dhe jetën private ta ruajë sa më larg syrit të publikut./revistawho.com