• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sëmuret Flori Mumajesi: Kam dy ditë që luftoj me dhimbjen, do anuloj koncertet

Kantautori shumë i dashur i shqiptarëve, Flori Mumajesi, duket se po kalon një moment jo të mirë me shëndetin e tij. Përmes një njoftimi në instagram, ylli i muzikës ka sqaruar fansat për gjendjen e tij, e cila duket të jetë e rënduar, për sa kohë Flori thotë se rrezikohet të anulohen të gjitha koncertet e tij këtë verë. Në postimin e tij, Flori thotë se bëhet fjalë për një lëndim në kraharor dhe mjekët i kërkojnë 3-6 javë kohë për rikuperimin e plotë. Ai e përfundon këtë njoftim për fansat me fjalinë: “Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë, që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive. Ju dua”. “WHO” i uron Florit shërim të shpejtë dhe shpresojmë ta shohim sa më shpejt sërish në koncerte. / revistawho.com