Semi Jaupaj ka folur hapur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ për raportin e saj me Bojken Lako. Sot ajo ka rrëfyer se nuk do kthehej më me të, pasi 8 vitet i kanë konsumuar të gjitha.
“Jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite”, tha Semi.
Ndërsa përsa i përket fëmijëve dhe dëshirës për t’u bërë nënë, Semi i tha Monikës që ai e ka lënë shumë të lirë në këtë aspekt dhe nuk ka dashur të bëhet nënë, sidomos se ishte e vogël.
“Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë”, tha këngëtarja./revistawho.com