• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Selin shumë pranë zbulimit të së vërtetës, nesër në “Kudo bashkë”

Demir me Vedatin dhe Ibon përfshihen në një sherr teksa ndodhen jashtë duke qarë hallet me njëri-tjetrin. Demir vazhdon ta bëjë të lumtur Selinën duke i bërë një surprizë. Ejlyl vendos të bashkëpunojë me Selinën për një klient të rëndësishëm të kompanisë. Demir nuk e pret mirë këtë pasi nuk dëshiron që Selin dhe Ejlyl të kalojnë kohë bashkë. Ndërkohë Burak dhe Ejlyl kanë përgatitur një plan ku Selin detyrohet të qëndrojë vetëm me Ejlylin.