Grupi i kompanisë së Demirit argëtohet duke luajtur lojëra të ndryshme. Alara gjen rastin për ta nxehur sa më keq Selinën. Selin dhe Alara vihen përballë njëra tjetrës në një sfidë dhe Selin fiton. Alara aktron sikur lëndon këmbën me qëllim që Selin të ndihet në faj. Demirit i bëhet qejfi kur sheh se Selin ka vendosur shallin që ai i bëri dhuratë. Demir bëhet xheloz kur mëson se Selin ka shkuar në dhomën e Burakut. Selin i kujton që udhëtimin që ai bëri në Paris me Alarën ndërsa Demir i tregon se mes tij dhe Alarës nuk ka ndodhur asgjë. Selin nga mërzitja vozit me varkë në liqen e vetmuar. Demir e kërkon kudo.