Seher dhe Jaman marrin bekimin e baba Arifit për martesën e tyre. Jaman hutohet pas punëve së bashku me Elën dhe Seher e ndjen veten të lënë pas dore. Seher vendos t’ja japë vetë ftesën e dasmës Selimit dhe shkon në restorantin e tij. Ndërkohë atje ndodhet Ikbal e cila i ofron Selimit të bashkëpunojnë që të ndajnë Seherin nga Jamani. Ikbal fshihet kur Seher vjen në restorant. Selim e paralajmëron Seherin se e gjithë familja janë kundër saj. Por ajo është e bindur për t’u martuar me Jamanin dhe nuk e dëgjon.