Pas breshërive të plumbave, Jaman kritikon Seherin që rrezikoi jetën për të. Seher me lot në sy i thotë se ajo dhe Jusuf kanë nevojë për të dhe i lutet të mos futet më në rrezik. Ajo i kujton se Jusuf do shkatërrohej nëse atij do i ndodhte diçka dhe ajo nuk do të lejojë që Jusuf të humbasë sërish njerëzit e tij të dashur. Selim shkon të takojë Jamanin për t’i thënë që dashuron Seherin. Ai godet Jamanin dhe i thotë se s’mund ta largojë dot Seherin nga ai.