• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Selfiet në pasqyrë nuk janë demode. Jo nëse i bëni kështu si Xhemi

Xhemi Shehu u rikthye si të mos kishte ikur kurrë dhe ka shumë të drejtë për këtë. Në foton që publikoi pak më parë, moderatorja u duk shumë familjare për sytë tanë dhe më në fund e kuptuam përse.

Fotot e saj para pasqyrës jo vetëm që janë të shpeshta, por janë edhe shumë të këndshme. Nëse në përgjithësi të bësh një foto para pasqyrës konsiderohet demode, ky nuk është rasti i moderatores së njohur.

Fokusi tek fytyra, pak përqëndrim dhe ja ku u bë. Ndryshe nga rastet që zakonisht qarkullojnë online ku vajzat dalin në profil dhe tentojnë të vënë në fokus asetet e tyre.

Tek një pjesë e mirë e këtyre fotove, Xhemi shfaqet me veshje sportive, ndërsa tek një e vetme krah saj është edhe Arbana. Ne ju sugjerojmë t’i hidhni një sy për t’u frymëzuar sidomos nëse jeni adhurues të këtyre fotove./revistawho.com