• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Selena Gomez sjell albumin e saj muzikor, fansat mendojnë se gjithçka i dedikohet Justin Bieber

Selena Gomez ka publikuar së fundmi albumin e saj të shumë komentuar të quajtur ‘Rare’. 27-vjeçarja ka sjellë një sërë produksionesh muzikore, duke bërë që fansat të fiksohen menjëherë pas këtyre materialeve.

“Vulnerable” dhe “People you know” janë dy nga projektet me të komentuara në rrjetet sociale, për shkak se sipas ndjekësve teksti i të dyja këngëve flet për raportin e Gomez me ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

Shumë të tjerë e kanë ndjerë veten pjesë të udhëtimit të Selenës, ndaj dhe nuk kanë hezituar ta falenderojnë me anë të postimeve të ndryshme. Kujtojmë se disa javë më parë Gomez solli këngën ‘Lose you to love me’, për të cilën pohoi publikisht se është një dedikim për Bieber dhe se padyshim që do donte që ai ta dëgjonte./revistawho.com