Selena Gomez ka vendosur që të flasë hapur me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Me anë të një video ‘live’ ajo u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve të fansave të saj. Dikush prej tyre e pyeti se si mund ta harrosh dikë me të cilin ke pasur një lidhje romantike. “Në të vërtetë nuk mund ta harrosh një person. Duhet të zbulosh pse vazhdon të mendosh për të. Pse do ta harrosh? Dhe unë mendoj se këtu fillon e gjitha. Bëji vetes këtë pyetje, pse do ta harrosh atë person? A të ka lënduar? Dhe nëse të ka lënduar dhe kjo nuk është gjë e mirë për ty, të kthehesh mbrapsht ose të mendosh për të, kjo nuk nuk është e mirë”, – tha Selena. Gjithashtu ajo shtoi se asnjëherë nuk e humb një njeri dhe nëse harron një person ndonjëherë mund të jetë gjë e keqe. Kjo do të thotë se Selena njësoj si pjesa më e madhe e ka shumë të vështirë të harrojë një dashuri të shkuar. Pavarësisht se ish i dashuri i saj, Justin Bieber është drejt martesës me Hailey Baldwin të gjithë mendojnë se Selena e ka shumë të vështirë ta pranojë lidhjen e tyre. /revistawho.com