Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk kanë të përbashkët vetëm shijen e njëjtë për meshkujt, por edhe për stërvitjen. Ato ndjekin të dyja kurse në të njëjtën studio për ‘pilates’ në Hollywood, por kurrë nuk janë ndeshur me njëra-tjetrën. Këtë detaj e ka zbuluar një nga punonjësit e studios për ‘Hollywood Life’ dhe sipas tij Selena ja ka dalë të mos e takojë kurrë Hailey pasi ndjek një kurs luksoz privat.
Gjithashtu, secila prej tyre i ka bërë llogaritë që të vijnë në ditë të ndryshme për të shmangur konfrontimin e sikletshëm. Mësohet gjithashtu se stërvitja e vazhdueshme në këtë studio është pjesë e rutinës së të dyja bukurosheve, të cilat njihen për fizikun e mirë.
Kujtojmë se Hailey është e martuar me Justin Bieber, ish-të dashurin e Selenës. /revistawho.com