Koncerti i mbajtur gjatë ditës së djeshme përveç djemve të Kombëtares duket se ka patur si kryefjalë edhe këngëtaren Elvana Gjata. Interpretuesja e hitit “Jemi ne” ka shkëlqyer gjatë performancës së saj në sheshin “Nënë Tereza”. E veshur më të zeza ajo ishte kombinuar me djemtë të cilët ishin veshur me fanellat e kombëtares duke simbolizuar kështu flamurin shqiptar. Ndërkohë nuk mund të lihet pa theksuar se Elvana ishte në formë të mrekullueshme fizike.