• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

SEKRETI/ Mbajti fshehur lindjen e fëmijës, ja pse Natalie Portman mungoi në “OSCARS”

Natën e “OSCARS” u vu re mungesa e një prej aktoreve më të suksesshme, Natalie Portman. Por tani që u përhap lajmi se ajo lindi fëmijën e dytë, u kuptua dhe arsyeja. Ajo që nuk dihej është se Portman solli në jetë vazjën Amalia, 4 ditë para natës së madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike. Vogëlushja lindi më 22 shkurt por lajmin e dha agjentja e aktores vetëm 2-3 ditë më parë. “Natalie dhe bashkëshorti Benjamin Millepied i japin mirëseardhjen të voglës Amalia. Nënë e bijë janë mirë dhe të lumtura”, tha ajo. Kështu Portman humbi sivjet “OSCARS” ku ishte edhe e nominuar si aktorja më e mirë proagoniste në filmin “Jackie”./ revistawho.com