• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Seherin e rrëmbejnë, Meral tronditet nga lajmi që merr, të hënën në “Lule të vetmuara”

Mesude dyshon se Kemal po kurdis diçka. Gynej i tregon të ëmës se Banu është vërtet shtatzënë pasi ai pa foton e grafisë. Meral realizon bashkëpunimin e saj të parë muzikor me këngëtarin Kutsi. Seherin e rrëmbejnë njerëzit e Abazit. Toprak i bën një surprizë Ferides duke i dërguar një klloun në konvikt. Feride i bie të fikët pasi i ka frikë kllounët. Selin shkon në shtëpinë e Banus dhe e akuzon se gjithçka e kishte planifikuar. Ajo përballet me Derinin dhe i tregon se Banu po pret fëmijë me një burrë të martuar. Derin largohet e inatosur nga shtëpia e të ëmës. Meral tronditet kur mëson se nënën e saj e kanë rrëmbyer. Nazan denoncon në polici rrëmbimin e Seherit. Vëllai i Abazit kërkon të hakmerret ndaj Seherit. Mesude ndjek nga pas Kemalin për të mësuar ku jeton ai tani./revistawho.com