Seher është në një gjendje të dëshpëruar pas rrëmbimit të Jusufit. Ndërkohë Jaman vazhdon të bëjë të pamundurën për gjetjen e nipit të tij. Ai thërret Aliun dhe Firatin për ndihmë. Neslihan përballet me zemërimin e Adaletit, e cila ka mësuar të vërtetën. Selim i dërgon Seherit një video me Jusufin dhe i jep një vend takimi për tu bashkuar me nipin. Seher pa i treguar Jamanit shkon atje duke vendosur veten në rrezik. A do të mund ajo të takohet me Jusufin?