Jusuf i kërkon Jamanit të dalin së bashku me Seherin për të ngrënë. Të tre shkojnë të drekojnë së bashku dhe kalojnë momente shumë të bukura. Seher ka emocione të forta sa herë sheh Jamanin. Kiraz përlotet pasi asnjë punë nuk i ecën mirë. Ali i bën dhuratë një bluzë Kirazit dhe e lumturon. Ndërkohë Jusuf i afron edhe më shumë Seherin dhe Jamanin duke i thënë se ata janë si nënë dhe baba për të. Armiku më i madh i Jamanit i bën një propozim Selimit. Ky i fundit xhindoset kur sheh bashkë Seherin me Jamanin dhe Jusufin si një familje.