Jaman bëhet shumë xheloz që Seher po punon me Selimin. Ai e ndalon Seherin të punojë dhe i thotë se puna e saj e vetme është të kujdeset për Jusufin. Seher tregohet kokëfortë dhe nuk e lejon Jamanin të ndërhyjë në jetën e saj duke vazhduar të punojë në restorantin e Selimit. Në shtëpi mbahet një festë për ditëlindjen e Jusufit. Seher pavarësisht pengesave mbërrin në kohë dhe e mahnit Jamanin me pamjen e saj. Ikbal dhe Zuhal bëjnë të pamundurën për t’ja prishur magjinë Seherit. Kiraz përfundon në komisariat, cila do të jetë arsyeja? Seherit i bie të fikët në mes të festës dhe përfundon në spital.