Jaman vazhdon me sjelljen e tij të ashpër ndaj Seherit. Kjo e fundit ka ngecur dhe kërkon një rrugëdalje, por nuk e ka të lehtë. Zuhal ndërkohë përfiton nga situata për t’u afruar më shumë me Jamanin dhe plani i saj funksionon. Jaman e tepron me sjelljet e tij duke e lënduar Seherin. Ai kërkon të largojë Seherin edhe nga Jusuf. Seher nuk e përballon dot këtë. Ajo ka duruar të gjitha padrejtësitë, por me Jusufin u mbush kupa. Këtë herë Jaman gjen një Seher komplet ndryshe përpara tij.