• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Seher lëndon Jamanin, nesër në “Amaneti”

Pas përballjes së tyre, Seher dhe Jaman vuajnë për njëri-tjetrin. Seher mbyllet në dhomë duke qarë dhe Ikbal gjen rastin për ta nxitur kundër Jamanit. Ajo sillet si mikeshë me Seherin ndërkohë që në mendje ka plane të tjera. Jaman nga ana tjetër përpiqet të rifitojë sërish besimin e Seherit, por kjo e fundit pasi u lëndua e ka ndarë mendjen duke ia bërë më të vështirë situatën. Seher lëndon Jamanin me fjalët e saj. Ikbal shkon të vizitojë Zuhalin në burg, por përballet me mllefin e saj, e cila e ka kuptuar që e motra e ka përdorur për qëllimet e saj.