Seher i del në mbrojtje Jamanit në përballjen e tij me Selimin. Zuhal kalon krizë nervore pasi nuk arriti ta hiqte Seherin nga jeta e Jamanit. Seher shkon t’i mjekojë plagën Jamanit. Më pas shkon të takojë Selimin dhe e qorton për sjelljen e tij. Selim i thotë Seherit se ajo mos është dashuruar me Jamanin. Seher nis të reflektojë dhe të mendojë mos ndoshta ka ndjenja për Jamanin. Asaj nuk i hiqen nga mendja fjalët e Selimit dhe sheh në ëndërr Jamanin sikur i thotë se ajo ka rënë në dashuri me të.