Jaman ndihet fajtor që e dëboi Zuhalin nga shtëpia dhe mendon se për faj të tij ndodhi kjo ngjarje. Seher i qëndron pranë Jamanit dhe përpiqet ta bindë se ai nuk ka aspak faj. Ikbal i kërkon Seherit të kujdeset për Zijan pasi ajo nuk do të kthehet në vilë dhe do të kujdeset për Zuhalin. Seher ka një kërkesë për Jamanin. Ajo i kërkon Jamanit ta falë Zuhalin dhe ta pranojë në vilë. Jaman pranon i detyruar nga rrethanat. Ai dhe Seher mbeten prapë vetem, por Jaman e ka shumë të vështirë t’ja shprehë çfarë ndjen për të.