Ikbal futet fshehurazi në zyrën e Jamanit dhe gjen dokumentin. Seher gjen në dhomën e saj një dhuratë nga Jaman fotografinë e nënës së saj dhe e emocionuar e me lot në sy e falenderon. Ikbal dhe Zuhal inatosen më keq dhe thurin plane të tjera kundra Seherit duke e akuzuar si gjahtare pasurie. Kiraz i tregon Aliut se e ka parë me kolegen dhe ai e sqaron që nuk është ashtu siç duket. Jaman vendos të bëjë një mbledhje pune në shtëpi. Zuhal shfrytëzon rastin për ta bërë Seherin të dalë para të tjerëve si shërbëtore.