Jusuf ndihet i lënë pas dore nga Seher dhe Jaman. Ai shkon tek Seher, por e gjen të zënë duke rregulluar dhomën e duke folur në telefon. Më pas shkon tek Jaman, por edhe atë e gjen të zënë me punë. Ibrahim mundohet të pajtohet me Karanë, por ajo nuk reagon dhe i kthen dhuratën duke anuluar marrëveshjen. Karaja shkon të drekojë në lokalin e Selimit dhe i tregon Kirazit se që në fëmijëri ka mbrojtur nënën nga dhuna e babait prandaj ka vendosur të bëhet police. Jaman dhe Seher lexojnë lajmet që kanë dalë për të dy. Jamani bën plan të hapin një profil në rrjete sociale për t’u dukur një një çift i vërtetë.