Në puntatën e djeshme të emisionit “Pop Culture”, ishte i ftuar kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Përgjatë një shëtitje me biçikletë, Veliaj tregoi për moderatoren emocionet e ardhjes në jetë të fëmijës së parë, gjithashtu zbuloi edhe disa detaje lidhur me emrin e vogëlushit që pritet të vijë në jetë së shpejti. Kryetari i Bashkisë, tregoi se emrin ja ka lënë në dorë bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, pasi ajo e ka me merak.
“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi. Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo”- tha Veliaj.
Më pas Veliaj tregoi me të qeshur një diskutim mes tij dhe Ajolës lidhur me emrin e djalit.
“Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, e ndërsa Ajola reagon: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.
Erion Veliaj la të hapur mundësinë për t’u bërë baba për herë të dytë dhe këtë herë dëshiron një vajzë. /revistawho.com