• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

‘Sarp’ drejt suksesit botëror, së shpejti shfaqet filmi i tij i parë

Çagatay Ulusoy është aktori i njohur turk, i cili për publikun shqiptar është bërë i njohur në serialin ‘I Infiltruari” ku luante rolin kryesor të ‘Sarp’. Nga ajo periudhë karriera e tij është vetëm në ngritje dhe së fundmi aktori i ka hapur derën suksesit botëror. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ai ju ka treguar fansave trailerin e filmit, i cili do të shfaqet së shpejti në ‘Netflix’. ‘Sarp’ luan rolin e një heroi me emrin ‘Hakan’. Aktori lufton me fuqitë e mbinatyrshme për të zgjidhur misterin nga e kaluara e tij dhe del në përfundimin se e mira fiton gjithmonë.
Së fundmi është përfolur se ai do të heqë dorë nga aktrimi, por me sa duket kjo nuk është e vërtetë. Ai sapo ka pranuar një kontratë, ku do të jetë pjesë e një filmi hollivudian./revistawho.com