• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras surprizon Kumudin… Ja çfarë do të ndodhë të hënën

Kumudi sheh Tonin (Saras i maskuar) dhe largohet me biçikletë. Ai e ndjek. Kumudi e pyet pse po e ndjek. Saras flirton me të. Kumudi i thotë se do të thërrasë dikë që do ja thyejë kockat. Saras i thotë ta marrë në telefonin personin. Ai largohet. Kumudi merr Sarasin në telefon dhe i thotë se Toni është duke e ndjekur dhe ai vrapoi sapo i thashë emrin tënd. Saras i kërkon asaj t’i thotë se e do. Kumud nuk pranon. Toni i vjen asaj me një buqetë me lule. Ai i kërkon asaj të bëjë një foto me të dhe më pas do largohet. Kumud bën foto me të dhe me disa fëmijë. Toni ulet në gjunjë dhe pyet Kumudin nëse do të martohet me të. Kumudi i bërtet atij dhe i thotë se do martohet së shpejti. Toni e pyet nëse e do atë djalë. Kumud i thotë se e do shumë Sarasvatiçandran dhe se ajo mësoi prej tij se çfarë është dashuria. Saras heq maskën dhe Kumud habitet. Saras i thotë se ai ja arriti ta bëjë atë të thotë se e do. Saras dhe Kumud kthehen në shtëpi. Gjyshi u jep atyre një perlë dhe i thotë se kjo perlë është shumë e çmuar. Ai i thotë se ai që do e mbajë perlën do vendosë rregullat. Saras dhe Kumud zihen kush do e mbajë perlën. Prifti vjen dhe i thotë se martesa mund të bëhet vetëm pas një jave. Të gjithë gëzohen. Gjyshi pyet priftin se kur do e bëjnë fejesën dhe ai thotë se fejesa duhet bërë të nesërmen. Vidiaçatur thotë se duhet të informojnë Lakshmidanin dhe Gumanin. Saras i thotë se nuk është e nevojshme t’i telefonojnë atyre. Vidiaçaturi u thotë të gjithëve të vazhdojnë punët e tyre. Kumud shkon tek dhoma e Sarasit dhe e sheh atë duke dalë nga dushi me peshqir. Saras fshihet prapa dollapit dhe i thotë Kumudit t’i japë rrobat. Kumud mbyll sytë dhe i jep rrobat Sarasit. Kumud sheh një sari në dollapin e Sarasit dhe ai i thotë se është i mamase së tij. Kumud e pyet nëse mund ta veshë për fejesën por Saras heziton. Të nesërmen është dita e fejesës. Gunial i thotë Dugbas ta mbajë ajo unazën e fejesës. Kalika e dëgjon këtë. Ajo mendon të bëjë ndonjë gjë për ta shkatërruar fejesën. Kalika e sheh se ku e vendosi Dugba unazën.