• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Sarasvatiçandra”, Saras shqetësohet shumë për Kumudin… ja çfarë do ndodhë nesër

Saras është shumë i lumtur që do bëhet baba. Ai insiston që Kumudi të vizitohet për të parë nëse fëmija është mirë. Rrugës Saras ecën shumë ngadalë me makinë pasi ka frikë. Ai madje i ka bërë mëngjesin gati Kumudit shkruan revistawho.com. Saras dhe Kumud arrijnë në spital. Kumud vizitohet dhe Saras pyet doktorin për gjendjen e saj. Doktori i thotë Sarasit most ë shqetësohet kaq shumë pasi Kumud dhe bebi janë mirë. Ai i jep disa ilaçe dhe Saras shqetësohet më tepër. Vidiaçatur bën një dhomë për Kumudin në katin e poshtëm. Ai thotë se ra dakort me Sarasin për këtë pasi nuk do që Kumud të lodhet duke ngjitur shkallët shkruan revistawho.com. Saras dhe Kumud kthehen në shtëpi. Saras i thotë Kumudit se doktori i ka dhënë gjithë këto ilaçe sepse ajo nuk kujdeset për veten. Dugba pyet çfarë tha doktori. Kumud i thotë se doktori tha se ajo duhet të marrë tableta kalçiumi dhe acid folik. Të gjithë qeshin. Saras i pyet pse po qeshin dhe Dugba i shpjegon se këto ilaçe i marrin të gjitha femrat shtatzënë shkruan revistawho.com. Saras vazhdon të tregohet i kujdesshëm me Kumudin dhe e merr atë në krahë për ta ngjitur në dhomë. Deni e pyet çfarë po bën pasi Kumud mund t’i ngjisë vetë shkallët por Saras i thotë se do veprojë kështu derisa dhoma poshtë të jetë gati. Ai madje nuk e lë Kumudin të përdorë telefonin pasi doktori tha se bebi mund ta ketë problem. Kumud i bërtet Sarasit dhe i thotë se asgjë nuk do t’i ndodhë asaj dhe se e di që ai është i shqetësuar por ai do bëhet baba i mirë sepse e ka vërtetuar që është një bashkëshort i mirë. Saras e shikon i habitur shkruan revistawho.com. Natën Saras rri zgjuar duke menduar. Dugba e sheh atë dhe e pyet. Saras thotë se po mendon si do e thërrasë bebi “baba apo babushi”. Dugba i thotë se bebi do e thërrasë ashtu si ai ta mësojë. Saras thotë se kur bebi të rritet do e çojë me studime jashtë shtetit. Dugba qesh dhe i thotë të flejë pasi gjithçka do shkojë mirë shkruan revistawho.com. Në mëngjes Kumud nuk ndihet mirë dhe shkon të vjellë. Saras shqetësohet shumë. Dugba dhe Sarasvati i thonë atij se kjo gjë ndodh por Saras insiston që Kumud të kujdeset për veten. Ai i thotë Kumudit të rri shtrirë në dhomë. Kumud mërzitet duke ndenjur. Ajo lexon një libër por Saras ja heq nga dora dhe thotë se ky libër ka fund të mërzitur dhe ajo nuk duhet të mërzitet. Saras blen një libër “Si të jetë baba i mirë”./revistawho.com